Dizajni i modës është një prej dizajneve më të popullarizuara në botë – e sidomos dizajni i modës për gjininë femërore.
Në këtë fushë, për shekuj me radhë, janë paraqitur – dhe vazhdojnë të paraqiten – shumë ide e koncepte të bukura, ndërsa në mesin e tyre dhe një fare i veçantë: kreacionet e modës nga petalet e luleve.
Kjo ide gjeniale vjen nga kreatori nga Singapori, Grace Ciao, i cili ka realizuar kreacione të mahnitshme të fustaneve duke përdorur petalet e luleve, lapsin dhe ngjyrat.
Arti i tij është vërtetë mbresëlënës. Ndërkaq, ideja i kishte lindur nga petalet e një trëndafili, të cilat i kishte ruajtur në një libër.
Se çfarë kreacionesh ka realizuar Ciao, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/