Dimri dhe vera janë dy stinët më të rrezikshme për lëkurën tuaj, mu për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe situatave ekstreme ndaj të cilave ekspozohet ajo. Për ta ruajtur bukurinë e lëkurës, në vijim ju prezantojmë 5 produkte kozmetike që nuk duhet lënë anash.
1. Kremi hidratues
Produkti kryesor në çantën tuaj të kozmetikës duhet të jetë kremi hidratues. Ai do të parandalojë dehidrimin e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave. Po ashtu parandalon më sukses edhe shtresëzimin e lëkurës dhe tendosjen e saj.
2. Maska për flokë
Këtë dimër blini maskën ushqyese për flokë – të cilën duhet ta vendosni së paku një herë në javë. Maskën mund ta krijoni edhe në shtëpi por, e rëndësishme është që ajo të vihet në flokë në kohëzgjatje se paku 10 minuta.
3. Kremi me faktor mbrojtës
Nëse dëshironi të ruani pamjen tuaj rinore atëherë mos lëvizni gjëkundi pa e pasur me vete kremin tuaj me faktor mbrojtës.
4. Krem për duar
Shumë femra nuk kujdesen për dukjen e duarve të tyre, duke mos ditur se mu ato dëshmojnë për moshën e tyre. Andaj, është e rëndësishme që në çantën tuaj ta keni kremin për përkujdesjen ndaj duarve, të cilin duhet vënë rregullisht.
5. Krem për shputa
Gjatë dimrit zakonisht harrojmë përkujdesjen ndaj shputave të këmbëve – ndërsa gjatë verës ankohemi për dukjen e tyre. Këtë vit mund të heqim qafe këtë problem, duke përdorur kremin ushqyes. /NGJYRA.COM/