Për më shumë se 50 vjet, Roland dhe Sabrina Michaud, kanë udhëtuar dhe fotografuar disa nga regjionet më të izoluara në botë – që nga rrafshnaltat e Mongolisë deri te kufijtë e Iranit dhe Malet Pamir në Azinë Qendrore.
Udhëtimi i tyre filloi në vitin 1958, në Marok – në vendlindjen e Sabrinas – ku francezi Rolandishte në shërbim ushtarak. Pyetja e parë të cilën Roland ia kishte bërë Sabrinës, kur e kishte takuar për herë të parë, në bibliotekë, ishte: “Të pëlqen të udhëtosh?”
Në vitin 1961 ndërkaq, çifti u largua nga Franca me makinën e tyre, Citroen 2CV, dhe udhëtuan drejt Xhibutit. Udhëtimi i tyre në Afrikën Lindore duhej të zgjaste gjashtë muaj, mirëpo ai u mori një vjet e gjysmë të jetës.
Këto udhëtime të tyre rezultuan me fotografi të mahnitshme, dhe kështu, vit pas viti, ata vizituan shumë vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Udhëtimi i tyre nëpër dekada është përshkruar në më shumë se 20 libra të botuar, të mbushur me koleksione mbresëlënëse fotografish – ku portretizohet jeta ditore e njerëzve në disa nga regjionet më të izoluara në botë.
Tashmë në të tetëdhjetat, çifti ka botuar librin “Enchanted Lands”, që është një përmbledhje e udhëtimeve të tyre të jashtëzakonshme që kanë zgjatur me dekada të tëra.
Në vijim ju sjellim disa fotografi që janë realizuar gjatë viteve nga ky çift aventuristësh. Kënaquni! /NGJYRA.COM/
Familja turkmene, Turkestani afgan – 1973
Calicut, Kerala, Indi – 2011
Agra, Uttar Pradesh, Indi – 1981
Fushat e orizit, province Yunnan, Kinë – 2001
Lucknow, Uttar Pradesh, Indi
Provinca Samangan, Turkestani afgan – 1967
Naga Sadhu at Talati në Malet Girnar, Gujarat, Indi – 1988
Gara Bozkashi, Afghanistan – 1968
Ujëvarat e ngrira Band-I-Amir – 1968
Maja e botës, Pamir – 1971
Murgjit budistë në malin Jiuhua, Kinë – 2002
Malet Badakhshan, Turkestani afgan – 1967
Afgani me trëndafil – 1968