Meymand është një fshat antik i shpellave në Iran, që besohet të jetë i vjetër 12,000 vjet. Shumë banorë ende jetojnë në këtë fshat që ka 350 shtëpi të groposura brenda shkembinjve, ndërsa disa familje jetojnë aty në vazhdimësi që 3.000 vjet.
Përreth fshatit mund të gjenden përplot gravura në gurët e vjetër 10.000 vjet, ndërsa disa mbetje të qeramikës dëshmojnë për jetën në këto shpella qysh para 6.000 vjetësh.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të kryer në vitin 2006, në këtë fshat jetojnë 673 banorë, mirëpo ky numër ndryshon varësisht prej stinëve të vitit. /NGJYRA.COM/