Maskat më të vjetra të gjetura ndonjëherë janë koleksioni i maskave prej guri të gjetura në territorin e Izraelit të sotëm. Këto maska 9000 vjet të vjetra, që i takojnë epokës neolitike, janë gjetur në shkretëtirën e Judesë dhe Kodrat e Judesë dhe aktualisht janë të ekspozuara në Muzeun Izraelit në Jerusalem.
Vetë maskat janë fytyra të stilizuara (të paktën disa prej tyre mund të kenë përfaqësuar kafkat), me vrima përgjatë skajeve të cilat mund t’a kenë bërë të mundur bartjen e tyre.
Vrimat mund të kenë qenë përdorur për të vënë flokët mbi maskë në mënyrë që të arrihet një efekt më real, apo për të kaluar nëpër to litarët me të cilët i kanë varur ato në shtylla apo altarë.
Hulumtuesit nuk janë të sigurt nëse ato ishin bartur ose përdorur për rituale, por ata kanë vërejtur se tiparet e gdhendura duket të jenë dizajnuar duke e pasur parasysh gjithnjë që të jenë sa më të rehatshme për njerëzit që i vënë ato.
Për shembull, sytë janë gdhendur në përmasa që mundësojnë pamjen në një fushë të gjerë të të pamurit.
Vizatimet me të vjetra në shpella I përshkruajnë njerëzit me maska. Arkeologët besojnë se shumë prej tyre ishin bërë nga materialet biologjikisht degraduese, kështu që ato janë humbur përgjithmonë, duke i bërë gjithnjë e më të vlefshme ato pak qe ne i gjejmë në ditët e sotme. /NGJYRA.COM/