Gjatë dimrit të gjithë pëlqejmë të vishemi me rroba të trasha dhe të ngrohta. Një pjesë e njerëzve madje, preferojnë të mbrojnë dhe fytyrën nga acari – dhe përpos shalleve, ata përdorin dhe baleklavet (balaclava) – një lloj maske që përdorët nga skitarët.
Në të kaluarën, ky lloj i maskës/kapelës zakonisht është prodhuar pa dizajn të spikatur dhe me ngjyrë të zezë. Mirëpo, kohët kanë ndryshuar – dhe kreatorët e modës kanë bërë gjetje interesante edhe për këtë pjesë të veshjes.
Modeli dhe kreatori rus, Tay Salat, ka krijuar disa dizajne unikate dhe interesante të baleklavës, që kombinojnë fytyrën e njeriut me turirin e kafshëve. /NGJYRA.COM/