Keni lexuar, parë dhe dëgjuar për dasmat milionëshe që organizojnë të famshmit e Hollywoodit – ku defilojnë VIP-at, makinat e shtrenjta dhe përgjithësisht, luksi i paparë. Megjithatë, prisni pak, nuk është gjithherë kështu. Ekziston edhe ana tjetër e medaljes.
Disa të famshëm kanë shpenzuar vetëm disa dhjeta dollarë për dasmën e tyre, disa të tjerë e kanë mbajtur sekret atë për muaj të tërë… disa të tjerë ndërkaq, nuk i kanë ftuar as prindërit e tyre. E mos të flasim për një dasëm me katër të ftuar, ku dy prej tyre ishin fëmijët e çiftit të famshëm që po martohej.
Angelina Jolie & Brad Pitt
Martesa për këtë çift të famshëm ishte gjë e zakonshme sikur kur blinin shtëpi. Ata u martuan pa bujë, në një kështjellë në Paris, në vitin 2014.
Kristen Bell & Dax Shepard
Martesa e këtij çifti, sipas miqve të tyre, ishte më e keqja në botën e të famshmëve. Ata gatuan një torte për t’i thënë po njëri-tjetrit – ndërsa shpenzimi total i martesës ishte 142 dollarë.
Kate Bosworth & Michael Polish
Ky çift u martua në malet e Montanës – ndërsa të ftuarit e tyre përjetuan alpinizmin, kalërimin dhe zanatin e shigjetarisë.
Blake Lively & Ryan Reynolds
Martesa e këtij çifti u bë publike tre muaj pasi që kishte ndodhur, vetëm atëherë kur u shfaqën fotografitë e para nga festa e vogël private.
Natalie Portman & Benjamin Millepied
Portman dhe Millepied u martuan në një festë krejtësisht private me vetëm disa miq të ngushtë të ftuar.
Rachel Weisz & Daniel Craig
Mund ta merrni me mend se në ceremoninë e tyre martesore ishin të ftuar vetëm katër persona – dy prej të cilëve ishin fëmijët e tyre.
Javier Bardem & Penelope Cruz
Ky çift u martua në një shtëpi të mikut të tyre në Bahame, martesë të cilën e mbajtën sekret plot një muaj.
Harrison Ford & Calista Flockhart
Ylli i filmave të Indiana Jones nuk e njeh pleqërinë. Ai u martua për herë të tretë në moshën 67-vjeçare me Calistan, në New Mexico, ku ishte duke xhiruar një film.
Beyonce & Jay-Z
Martesa e tyre konsiderohet si një prej sekreteve më të famshme. Për të nuk është ditur për muaj të tërë, ndërsa video-materiali i martesës doli në shesh tek pas 6 vjetësh.
Ben Affleck & Jennifer Garner
Përderisa flitej për një martesë me J.Lo që do të kushtonte 2 milionë dollarë, martesa tjetër e Benit kushtoi fare pak – me ca miq të ftuar, ku nuk morën pjesë as prindërit e çiftit.
Gisele Bundchen & Tom Brady
Ky çift kishte organizuar një martesë aq diskrete sa që të ftuarit nuk e dinin nëse ishin nisur drejt një ceremonie festive apo për të marrë pjesë në një meshë pagëzuese. /NGJYRA.COM/