Australia është shtëpi e shumë shtazëve, respektivisht gjallesave të çuditshme, ku bën pjesë dhe marimanga e vogël simpatike, e quajtur Marimanga pallua (Maratus volans). Kjo krijesë simpatike mund të rritet deri në 5 mm, ndërkaq vetëm mashulli posedon “bishtin e palloit”.
Sigurisht se, në bazë të fotografive, mund të konkludoni se përse kjo krijesë quhet “Marimangë pallua”. Shpina e kësaj marimange është e mbuluar me luspa ngjyrash të ndryshme; të zezë, të kuqe, të portokalltë, të kaltër e të gjelbër – dhe të gjitha së bashku krijojnë një spektër ngjyrash.
Jo vetëm pamja i ka dhënë famën botërore kësaj marimange. Ajo njihet edhe për vallëzimin joshës. Në momentin kur i ngre këmbët në ajër, marimanga fillon vallen e joshjes, që për disa momente krijon një shoë të vërtetë.
Kjo gjë mund të shihet dhe në video-materialin që e shoqëron këtë shkrim. /NGJYRA.COM/