Manazan, qyteti i gdhendur në shkëmb

Ndonëse në ditët e sotme duket jo praktike, qyteti Manazan që daton nga koha e Perandorisë  Bizantine, dikur ishte një strehë e përkryer për banorët e  tij, meqë  iu ofronte mbrojtje natyrore nga moti i ligë dhe sulmet e vazhdueshme pushtuese.

I gdhendur në një shkëmb në Anadollinë Qendrore, në një lartësi prej pesë katesh dhe me gjatësi prej 3 kilometrash, Manazani ishte një qytet plotësisht funksional për një shekull të tërë, meqë në shkëmb ishin gdhendur shtëpi familjare, kisha, magazine, madje dhe varreza, ku të gjitha ishin të  lidhura në mes vete me një varg tunelesh e shpellash.

Manazan7

Në ditët e sotme qyteti nuk është i banuar, por banorët nga Taskala fqinje ende ishfrytëzojnë  shpellat për ruajtjen e grurit, djathit dhe ushqimeve të tjera.

Kohët e fundit Manazani dhe rajoni përreth është duke u bërë gjithnjë e më atraktiv për turistët nga e gjithë bota, meqë aty ata mund t’i shohin mrekullitë e shumta natyrore dhe historike të fshehura në Anadolli,  siç është  qyteti i madh nëntokësor, Derinkuyu. /NGJYRA.COM/

Manazan5 Manazan4 Manazan8 Manazan10 Manazan3 Manazan1 Manazan9 Manazan6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply