Mali Roraima është kufiri natyror ndërmjet Venezuelës, Brazilit dhe Guajanës. Ky kufi prej shkëmbinjve shumë të pjerrtë masiv që arrinjnë lartësinë deri në 400 metra, shpesh arrin mbi re duke krijuar iluzionin e “Ishullit në re”.
Në majën e këtij mali të rrafshtë si pllakë mund të ngjiten vetëm alpinistët më me përvojë, ose këmbësorët më këmbëngulës të cilët janë të gatshëm të ecin dy ditë rrugës tërthore.
Roraima konsiderohet të jetë një nga formacionet gjeologjike më të vjetra të njohura në botë, meqë llogaritet se ai është i vjetër rreth dy miliardë vjet.
Shiu, që pothuajse çdo ditë bie në të, ka krijuar një ekosistem unikat që përfshin disa lloje endemike (siç janë disa bimë mishngrënëse) dhe disa nga ujëvarat më të larta në botë.
Mali Roraima luan një rol të madh në mitet dhe folklorin e njerëzve që jetojnë në këtë zonë, ndërsa në kulturën perëndimore ai është bërë i njohur nga romani i Conan Doyle, Bota e humbur (1912).
Ky mal ka shërbyer edhe si frymëzim për filmin e animuar të popullarizuar të Pixarov-it, “Up” të vitit 2009. /NGJYRA.COM/