Shumica prej nesh kemi makina të zakonshme – qoftë një VW të vjetër, Opel, Mercedes…, apo dhe një Ferrari të kuq e të ri. Në përgjithësi, rrugët tona janë të stërmbushura me makina të këtyre llojeve – dhe vështirë se ngjallin vëmendjen tonë.
Përderisa VW-ja do të mund të nënkuptonte një person me të ardhura jo të kënaqshme, ndërsa Ferrari një pasanik të llastuar – në fund të fundit, makinat e tyre humbasin në oqeanin e makinave të ngjashme që çdo ditë qarkullojnë nëpër rrugët tona.
Sidoqoftë, nëse vërtetë dëshironi të jeni të veçantë dhe të tregoni jo vetëm statusin tuaj financiar por dhe personalitetin – atëherë, keni nevojë për një makinë që nuk gjendet në auto-sallone. Keni nevojë për diçka më ndryshe, diçka më të çmendur dhe diçka absolutisht unike.
Për t’iu ndihmuar në këtë drejtim, për ju kemi përzgjedhur makinat më të çuditshme – më unike që janë prodhuar, respektivisht modifikuar ndonjëherë. /NGJYRA.COM/