Kushdo që thotë se jo gjithkush sot mund të posedojë një makinë të bukur sportive, gabohet rëndë – së paku kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme të makinës.
Nëse nuk besoni në këtë gjë, atëherë duhet të merrni shembull Lituaninë. Në këtë vend, makinat skrapi dhe shkuma poliuretani janë shndërruar në mall shumë të kërkuar.
Për çfarë bëhet fjalë? Për një trend të pabesueshëm në mesin e lituanezëve për të pasur një makinë të bukur sportive – qoftë dhe vetëm për nga pamja e saj.
Për të poseduar një makinë të tillë, para se gjithash duhet të posedoni një makinë skrapi, siç është p.sh. Mercedes-Benz CLK-Class– të cilën do ta prezantojmë në këtë shkrim – ta zhveshni atë nga forma origjinale – duke i dhënë formën sportive, të veshni atë me shkumë poliuretani në formën e dëshiruar, të vendosni maskën e dëshiruar të interierit, dhe të ngjyrosni atë me ngjyrën e preferuar.
Në fund klienti do ta ketë një makinë të pabesueshme sportive – së paku për nga pamja e interierit, e sidomos eksterierit. /NGJYRA.COM/ Foto: Reddit