Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendi, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu, në kategorinë deri në 52 kg. Kjo ishte medalja e 12 e Kelmendit në një turne botëror të IJF-së, dhe medalja e katër në një Grand Slam. Me këtë fitore, Majlinda ka treguar se është favorite e madhe për Lojërat Olimpike – Rio 2016.