Lugina e veçantë e lisave katrorë

Duke e patur parasysh se gjendet mbi vullkanin e dytë më të madh jo aktiv në botë të banuar me njerëz, Lugina e lisave me trung katrorë në Panama është një vend i rrezikshëm për të jetuar, por njerëzit jetojnë në të për shekuj me radhë, megjithë kërcënimin e mundshëm të shpërthimit të vullkanit.

Por, jeta në kraterin  e vullkanit të fjetur nuk është çudia më e madhe në këtë luginë.

cuadrado2

Ajo çka e bën këtë vend unik në botë, është një grup i plepave që kanë trungun në formë katrore – me kënde të drejta, çka shumë, shumë rrallë haset në natyrë. Madje edhe “rrathët” brenda trupave të tyre, janë shumë të ndryshëm nga ata që rëndom jemi mësuar t’i shohim.

Hulumtuesit nga Universiteti i Floridës janë përpjekur që t’i mbjellin dhe rrisin disa prej këtyre lisave në disa vende jashtë luginës, por pas hulutimeve të bëra kanë ardhur në përfundim se lisi e merr këtë formë për shkak të kushteve ekzituese në këtë luginë dhe se këta lisa mund të ekzistojnë si të tillë vetëm në luginën e lisave katror.

cuadrado3

Lisat katrorë nuk janë thesari i vetëm i këtij pylli. Në afërsi të tyre vendësit dhe turistët kanë parë edhe bretkosat panameze me ngjyrë flakëruese ari,që janë në të vërtetë një specie endemike (shumë toksike) bretkocash, të cilat mendohej të jenë zhdukur në natyrë në vitin 2007. /NGJYRA.COM/

cuadrado4 cuadrado5 cuadrado6 cuadrado7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply