Peizazhi i thatë me rërë i Luginës së shpirtrave të këqij me shkëmbinjtë artistik natyror të pazakonshëm , që përngjanë me sipërfaqen e një tjetër planeti, për vite është një vend atraktiv për shumë turistë, gjeologë dhe arkeologë nga e gjithë bota.
Atraksioni më i madh në këtë luginë, e cila gjendet në shkretëtirën San Rafael në Utah të SHBA-ve, është koleksioni i madh i të ashtuquajturve “Hudu” (që këtu quhen Shpirtra të këqij), gjegjësisht koleksioni i gurëve në formë të kërpudhës, disa prej të cilëve arrijnë lartësinë deri në 45 metra.
Hudutë zakonisht krijohen në vende të thata e shkëmbore, ndërsa forma e tyre karakteristike është rezultat i ndikimit, për vite të tëra, i erozionit të erës dhe ujit në pjesët e gurit ranor me fortësi të ndryshme.
Gurët ranor në majë janë zakonisht më të fortë, andaj era dhe uji me kalimin e viteve veprojnë më shumë në pjesën e poshtme të tyre.
Për shkak të mungesës së ujit dhe ushqimit në këtë luginë kafshët dhe bimët janë të rralla. Lugina përbëhet nga shtresat e gurëve, andaj për shkak të mungesës së tokës dhe vegjetacionit, shiu mbetet në sipërfaqe, duke shkaktuar kështu shpesh përmbytje.
Gjithashtu, për shkak të thatësisë dhe lagështisë, rrufetë shpesh shkaktojnë zjarre në luginë.
Lugina e Shpirtërave të Kqij u zbuluan për herë të parë nga loparët, ndërsa zbulimi i parë i rëndësishëm ka ndodhur në vitin 1920. Kjo zonë e cila nga viti 1964 i takon shtetit Utah, zyrtarisht është shpallur Park Kombëtar më 24 gusht të po këtij viti. /NGJYRA.COM/