Malet e paprekura dhe flora e fauna ekzotike përreth qytetin Munnar, në Indi, që shtrihet në një lartësi mbidetare prej 1600 metrash, janë një oazë e paqes dhe qetësisë në tokë.
Por, e veçanta e këtij vendi janë plantacionet e mëdha të çajit (Camellia Sansis), aroma e të cilit mund të ndjehet në ajër edhe me sy të mbyllur.
Peisazhi mbresëlënës i Munnarit iu ofron një përvojë të paharrueshme turistëve, të cilët e përshkruajnë atë si tokë të Perëndisë.
Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë pas ujit. Megjithëse ka shumë legjenda dhe verzione të tregimeve për origjinën e kësaj pije, asnjëra prej tyre nuk mund të konfirmohet me siguri.
E vetmja gjë që ne e dimë është fakti se çaji është pirë në Kinë në shekullin 10 para erës sonë, ndërsa evropianët për herë të parë e kanë shijuar atë në shekullin 16, kur kinezët iu kishin ofruar pije freskuese priftërinjtë dhe tregtarëve portugezë. /NGJYRA.COM/