Në sheshin Trafalgar të Londrës, për çdo vit – më 4 prill – organizohet një manifestim interesant, ku mijëra njerëz përfshihen në një luftë të vërtetë, por që, çdoherë, kalon pa pasoja. Beteja e ashpër në mes të mijëra njerëzve zhvillohet me armë të pazakonshme – jastëkë.
Kjo betejë zhvillohet si pjesë e një iniciative botërore që ka marrë dhenë në internet, për të shënuar Ditën e Luftës me Jastëk, dhe krahas Londrës, e cila këtë vit e organizoi atë për herë të shtatë me radhë, një manifestim i tillë organizohet edhe në mbi 100 qytete tjera të botës, si në Budapest, Amsterdam, Maastricht, Hong Kong, Oxford etj.
Njerëzit janë aq shumë të ngazëllyer me këtë manifestim, sa qe puplat e jastëkëve fluturojnë gjithandej atë ditë. Ndërkaq, ajo shihet si mënyrë shumë e mirë që njerëzit të argëtohen dhe të lirohen nga stresi i përditshëm me të cilin ata ballafaqohen në jetën e tyre.
Se si duket kjo betejë mund të shihni në fotogalerinë që e shoqëron këtë shkrim. Kënaquni! /NGJYRA.COM/