Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për përparime më të shpejta në shkencë dhe në zhvillimin e burimeve të pastra të energjisë. Ai tha se SHBA mund të bëhet vendi që do të kurojë kancerin një herë e përgjithmonë. Nisma e Presidentit Obama vjen në një kohë kur shkenca ka shënuar suksese të mëdha jo vetëm në njohjen dhe kontrollin e disa llojeve të kancerit, por edhe në kurimin e plotë të disa prej tyre, raporton VoA.