Loktak – liqeni i jashtëzakonshëm “lundrues”

Liqeni Loktak është liqeni më i madh në verilindje të Indisë. Ai zë një sipërfaqe prej 287 kilometra katrorë, ndërsa thellësia e tij mesatare është rreth 2.7 metra.

Ky liqe është i famshëm në botë falë ishujve të tij lundrues, të cilët përbëhen nga bërthamat e materieve të vdekura organike në fazën e shpërbërjes, në të cilat rriten bimë lundruese.

Loktak3

Pikërisht për shkak të këtij fenomeni natyror, Loktak është i njohur edhe si liqeni lundrues.

Ishujt lundrues mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të liqenit, ndërsa masa më e madhe, si e vetme, mbulon një sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë. Kjo masë është njëherësh parku i vetëm dhe më i madh lundrues në botë, i quajtur Parku Kombëtar Keibul Lamjao.

Loktak13

Ky liqe i lashtë luan një rol të rëndësishëm për më shumë se 100.000 banorë të këtij rajoni. Për qindra e mijëra vjet ai ka shërbyer si burim i ujit të pijshëm, për ujitje, peshkim dhe si burim i të hyrave nga turistët.

Ishujt lundrues rrethorë janë krijuar nga peshkatarët në mënyrë  artificial, për t’u shërbyer si hurdha për rritjen e peshqve. /NGJYRA.COM/

Loktak10 Loktak11 Loktak14 Loktak5 Loktak1 Loktak2 Loktak9 India, Manipur, Imphal, Loktak Lake, circular floating islands crated from water hyacinth weeds Loktak15 Loktak7 Loktak8 Loktak4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply