Kreativiteti i dizajnerëve nuk ka të ndalur dhe shpeshherë thyen normat e projektimit, prandaj, kësaj radhe do t’ju prezantojmë një llambadar të veçantë – “Bacterioptica”, që e sjellin dizajnerët e kompanisë ’ Madlab’.
I projektuar në mënyrën që të jetë lehtë i aplikueshëm, jo vetëm për nga forma mekanike por edhe në mënyrën së si evoluon, “Bacterioptica” përbëhet nga fijet optike dhe dritat “Petri”, që i japin tryezarisë ndriçim dhe dukje madhështore.
“Bacterioptica” nuk është një llambadar i zakonshëm, ashtu siç nuk është asnjë familje. Atë nuk mund ta kontrolloni me ndërprerës, sepse është një baktere e “gjallë” që jeton dhe frymon ‘të njëjtin ajër si ju’. /NGJYRA.COM/