E fshehur nga sytë e publikut për shkak se pjesën më të madhe të vitit është e mbuluar me bari të gjatë, kjo kënetë në Tajlandë vetëm kohët e fundit është bërë një atraksion turistik.
Nga dhjetori deri në shkurt, ky liqe i cekët shndërrohet në sipërfaqen më të madhe ujore të mbuluar me zambakë ngjyrë rozë dhe në një peisazh jashtëzakonisht të bukur, andaj për këtë arsye turistët e quajnë edhe “Deti i zambakëve”.
Peshkatarët lokalë dhe fshatarët për çdo vit e pastrojnë rrugën përmes liqenit në mënyrë që të mund t’i bartin turistët me varka.
Për banorët lokalë, kjo kënetë është e rëndësishme për disa arsye: Zambaku është i ngrënshëm dhe është një delikatesë e shkëlqyer, përveç kësaj kjo lule erëmirë dhe e bukur me rrënjë në baltë, kërcell që rritet në ujë dhe në fund del mbi siperfaqe të ujit, në simbologjinë budiste luan një rol shumë të rëndësishëm.
Ky liqe, po ashtu është shtëpi për rreth 80 lloje të zogjve, duke përfshirë disa lloje të rrezikuara.
Ndër të tjera në këtë liqe jo rrallë organizohen edhe dasma, andaj për personat romantik ky duket të jetë një destinacion i përkryer. /NGJYRA.COM/