Vrasja e të famshmëve nga bota e artit, politikës, figurave të njohura fetare apo mbretërore, zakonisht është e ndërlidhur me një motiv të qartë si: xhelozia, idealizmi politik ose fetar, vrasja e kontraktuar, hakmarrja etj.
Në ditët e sotme, vrasja e njerëzve të rëndësishëm ka filluar të bëhet më shumë se një mjet i luftës për pushtet ndërmjet vet sundimtarëve dhe është përdorur gjithashtu edhe për simbolizëm politik, si në rastin e propagandimit të një vepre.
Që nga viti 1200 para erës sonë, kur ishte therrur për vdekje Egloni, Mbreti i Moabitit e ndoshta edhe më herët, liderët politik janë vrarë për një varg arsyesh. Pavarësisht motivit të vrasjes, në fund rezultati është humbja e një figure publike, të cilën e njohim mirë apo e duam.
Ju sjellim ne vijim listen e 10 vrasjeve më me bujë të liderëve më të njohur politik.
1. Benazir Bhutto: Pakistan
Udhëheqësja e Partisë Popullore të Pakistanit (PPP), Benazir Bhutto ishte pakistanezja dhe politikanja më e njohur socialist-demokrate e këtij vendi.
Bhutto ishte gruaja e parë e zgjedhur për të udhëhequr një shtet mysliman. Ajo ishte dy herë kryeministre e Pakistanit në mandate jo të njëpasnjëshme (1988-1990; 1993-1996).
Kryeministrja e vetme deri më sot e këtij vendi, ishte fëmija më i madh i kryeministrit të Pakistanit, Zulfikar Ali Bhutto dhe Zonjës së Parë të Pakistanit, Nusrat Bhuto dhe ishte gruaja e ish-presidentit Asif Ali Zardari.
Më 27 dhjetor 2007, Bhutto u vra derisa po largohej nga një tubim i fushatës së PPP në Liaquat National Bagh në qytetin e Ravalpindi, ku ajo iu drejtua mbështetësve të Partisë Popullore të Pakitanit në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008.
2. John F. Kennedy: SHBA
John Fitzgerald “Jack” Kennedy ishte presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, post ky në të cilin ka shërbyer nga viti 1961 deri në vdekjen e tij në vitin 1963.
Pas shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore në Paqësorin e Jugut, ai u zgjodh kongresmen i Partisë Demokratike nga zona e Bostonit, ndërsa në vitin 1953 u zgjodh senator.
Në vitin 1955, gjatë kohës së shërimit nga një operacion në kurriz, ai shkroi Profilet InKurajuese, që fitoi çmimin Pulitzer për histori.
Në vitin 1960 Kennedy ishte kandidati numër një nga radhët e demokratëve për president. Pas fitores me rezultat të ngushtë, Kennedy u bë presidenti i parë katolik roman.
Më 22 nëntor 1963 kur ai sapo i kishte kaluar njëmijë ditët e para në detyrë, John Fitzgerald Kennedy u vra nga plumbat e një atentatori, derisa eskorta e tij po kalonte përmes Dallasit, në Teksas.
Kennedy ishte presidenti më i ri i zgjedhur dhe më i riu i vdekur.
3. Indira Gandhi: Indi
Politikanja indiane, Indira Priyadarshini Gandhi ishte zgjedhur katër herë kryeministre e Indisë. Tre herë rresht në periudhën 1966-1977 dhe herën e katërt, 1980-1984.
Kryeministrja e vetme e Indisë dhe e dyta në botë pas Sirimavo Bandaranaike e Shri Lankës, ishte vajza e Jawaharlal Nehru, kryeministrit të parë të Indisë së pavaur.
Ajo u vra më 31 tetor 1984, në Rezidencën e Kryeministrit në rrugën Safdarjung Road, në New Delhi, nga dy truprojat e saj, me të përfunduar të Operacionit Blue Star.
4. Martin Luther King, Jr.: SHBA
Martin Luther King, Jr. ishte një klerik, aktivist dhe udhëheqës i shquar amerikan i Lëvizjes për të Drejtat Civile të Afro-Amerikanëve. Ai është i njohur më së shumti për rolin e tij në avancimin e të drejtave civile duke përdorur mosbindjen civile paqësore.
King, i cili u bë një aktivist i të drejtave civile në fillim të karrierës së tij, u shndërrua në ikonë kombëtare në historinë e liberalizmit modern amerikan.
Në vitin 1964, atij iu nda Çmimin Nobel për Paqe për punën e bërë në dhënien fund segregacionit racor dhe diskriminimit racor përmes mosbindjes civile dhe mjeteve tjera jo të dhunshme.
Deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 1968, ai i rifokusoi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varfërisë dhe ndalimin e Luftës së Vietnamit.
Më 4 prill 1968 ai u qëllua për vdekje derisa qëndronte në ballkonin e katit të dytë të një moteli. Vrasja e tij çoi në një valë të trazirave mbarëkombëtare që u organizuan në më shumë se 100 qytete.
5. Abraham Lincoln: SHBA
Abraham Lincoln, i njohur me nofkën Abe i Ndershëm, ishte presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, që qëndroi në detyrë nga marsi i vitit 1861 deri në vrasjen e tij në prill të vitit 1865.
Ai e drejtoi vendin e tij gjatë kohës së Luftës Civile Amerikane dhe i dha fund skllavërisë brenda kufijve të vendit. Ai gjithashtu kishte reputacionin e njeriut të respektuar dhe të drejtë.
Lincoln u vra të premten para Pashkëve, më prill 14, 1865, kohë kjo kur Luftës Civile Amerikane pothujase i ishte afruar fundi.
Vrasja ndodhi pesë ditë pasi komandanti i Ushtrisë së Konferderatës së Virxhinias Veriore, gjenerali Robert E. Lee, iu dorëzua gjeneral lejtnantit, Ulysses S. Grant dhe Ushtrisë së Unionit të Potomakut.
Lincoln ishte presidenti i parë amerikan që është vrarë, megjithëse një përpjekje e pasuksesshme ishte bërë ndaj presidentit, Andrew Jackson, tridhjetë vjet më parë, në vitin 1835.
6. Liaquat Ali Khan: Pakistan
Nawabzada Liaquat Ali Khan ishte një prej themeluesve kryesor të Pakistanit modern, burrë shteti, avokat, teoricien politik dhe kryeministri i parë i Pakistanit.
Përveç kësaj, ai ishte edhe ministri i parë i Mbrojtjes dhe ministër i çështjes së Komonuelthit dhe Kashmirit, nga viti 1947 deri në vitin 1951.
Me 16 tetor 1951, ai u qëllua për vdekje me armë zjarri dy herë në gjoks gjatë një takimi publik të Lidhjes Myslimane të Qytetit, në Company Bagh, Ravalpindi.
Asnjëherë nuk është zbuluar plotësisht motivi i vërtetë i kësaj vrasjeje, rreth së cilës janë ngritur shumë pyetje, meqë kurrë nuk është hetuar siç duhet.
7. Mbreti Faisal: Arabi Saudite
Faisal bin Abdulaziz Al Saud ishte Mbret i Arabisë Saudite nga viti 1964 deri më 1975.
Si mbret, faisalit i atribuohet merita për shpëtimin e financave të vendit dhe zbatimin e politikës së modernizimit dhe reformës, ndërsa temat e tij kryesore të politikës së jashtme ishin pan-islamizmi, anti-komunizmi dhe nacionalizmi pro-palestinez.
Ai me sukses e stabilizoi burokracinë e Mbretërisë dhe mbretërimi i tij kishte popullaritet të konsiderueshëm në mesin e sauditëve.
Më 25 mars 1975, Mbreti Faisal u qëllua për vdekje me revole nga i biri i gjysmë-vëllait të tij, Faisal bin Musaid, i cili sapo ishte kthyer në vend nga Shtetet e Bashkuara.
8. Thomas D’Arcy McGee:Kanadë
Thomas D’Arcy Etienne Hughes McGee ishte një nacionalist irlandez, gazetar dhe baba i Konfederatës Kanadeze. Ai luftoi për zhvillimin e identiteteve kombëtare irlandeze dhe kanadeze të cilat do t’i tejkalonin grupet përbërëse të tyre.
Deri më sot, ai është e vetmja viktimë kanadeze e vrasjes politike në nivel federal. Politikisht aktiv, ai avokoi për një shtetësi të re në Kanada, për t’i shpëtuar sektarizmit të Irlandës.
Më 7 prill 1868, ai u vra me paramendim nga Patrick J. Whelan një simpatizant Fenian dhe një katolik, i cili për këtë krim u dënua me varje.
9. Rafic Hariri: Lebanon
Rafic Baha El Din Al-Hariri (1 nëntor 1944 – 14 shkurt 2005), ishte një manjat biznesi dhe kryeministër i Libanit në periudhën 1992-1998 dhe nga viti 2000 deri në dorëheqjen e tij më 20 tetor 2004.
Haririt, i cili dominoi jetën politike dhe atë të biznesit në këtë vend, gjerësisht i atribuohen meritat për rindërtimin e Bejrutit pas luftës civile 15-vjeçare.
Hariri u vra më 14 shkurt 2005, kur një sasi eksplozivi ekuivalente me rreth 1000 kg eksploziv TNT shpërtheu derisa eskorta e tij po kalonte pranë Hotelit St.George, në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Lidhur me vrasjen e tij ende janë duke vazhduar hetimet nga Tribunali Special për Libanin.
10. Mahatma Gandhi: Indi
Aktivisti politik dhe udhëheqësi shpirtëror indian, Mohandas Karamchand Gandhi, i njohur zakonisht si Mahatma Gandhi, ishte udhëheqës i shquar i nacionalizmit indian në Indinë e sunduar nga britanikët.
Gandhi ishte zëri i jo-dhunës në një botë gjithnjë e më të dhunshme. Ai u qëllua për vdekje nga një student universitar aktivist, më 30 janar 1948, derisa po ecte në një rrugë të Nju Delhit.
Vrasësi i tij ishte një nacionalist Hindu që ishte lidhje me ekstremistët hindu Mahasabha, të cilët e mbanin Gandin përgjegjës për dobësimin e Indisë duke insistuar që Pakistanit t’i bëhet një pagesë zhdëmtimi. /NGJYRA.COM/