Në kodrat e rrafshnaltës La Colle des Mees, në jug të Francës, ndodhet ferma solare Les Mees. Me 112.000 module solare, që shtrihen në 200 hektarë tokë, kjo është ferma më e madhe solare në Francë, e cila gjeneron 100 MW të energjisë së pastër – që mjafton për furnizimin e 12.000 shtëpive.
Për shkak të lartësisë mbidetare prej 800 metrash dhe pastërtisë së ajrit në këtë pjesë të Francës, kjo fermë gjeneron 10-15% më shumë energji se sa projektet e ngjashme në lokacionet tjera.
Krahas faktit se kjo fermë gjeneron energji të pastër – ajo po ashtu ka ndikim fare të vogël negativ në ambient, sepse panelët solarë janë vendosur pa përdorur themele betoni – kështu që, dy dekada më vonë, kur ato pritet të hiqen, kodrat do të mbesin të padëmtuara. /NGJYRA.COM/