Në Berner Oberland në Alpet zvicerane, rreth 70 km në juglindje të Bernit, shtrihet lugina Lauterbrunnen, e cila konsiderohet të jetë një nga më të bukurat në Evropë. Kjo luginë rreth një kilometër e gjerë, shtrihet ndërmjet shkëmbinjve gjigantë dhe majave të maleve që ngrihen pothuajse vertikalisht përpjetë rreth 300 metra lartë nga pika më e ulët e luginës.
Në pjesën e poshtme të kësaj lugine gjendet fshati me emrin Lauterbrunnen, që në përkthim do të thotë “shumë burime”, e të cilin e ka marrë për shkak se në të ka hiç më pak se 72 ujëvara të larta disa qindra metra.
Më e njohura prej tyre është ajo Staubbach, e cila me lartësinë e saj prej gati 300 metrash, është një nga ujëvarat më të larta në Evropë e formuar nga rënia e vazhdueshme e ujit.
Një tjetër fenomen madhështor natyror janë dhjetë ujëvarat e larta rreth 200 metra, Trümmelbach, të fshehura prapa maleve, në cilat rrjedhin 20.000 litra ujë për sekondë.
Shkëmbinjtë dhe ujëvarat Lauterbrunnen kanë frymëzuar shumë artistë dhe shkrimtarë si: Goethe, Franz Schubert dhe J.R.R Tolkien. Ato po ashtu tërheqin rregullisht dashamirë të natyrës, piktorë dhe fotografë nga e gjithë bota.
Lauterbrunnen është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2001./NGJYRA.COM/