Lajthitje të historisë

Nuk do të duhej të mbështeteni shumë në atë që dini për historinë. Vikingët nuk kanë pasur brirë në helmeta, Colombo nuk ka dëshmuar që Toka është e rrumbullakët, Napoleoni nuk ka qenë i shkurtër, molla nuk e ka qëlluar Isaac Newton në kokë, Walt Disney nuk e ka vizatuar Mickey Mouse-n, Neroni nuk është ngazëllyer mbi Romën e djegur, ndërkaq fjalia “Vallë, edhe ti bir Brut”, nuk ka pasur domethënie historike siç mendohet.

Lista e “Fakteve” të cilat janë të njohura nga të gjithë, dhe megjithatë është pasaktë, është shumë e gjatë, ndërkaq ne ju paraqesim ato më interesantet.

lajthitje1

Tregimin mbi Hamletin e ka shkruar Shakespeare

Gërshetimi i tregimit për princin hakmarrës i cili planifikon hakmarrjen për vrasjen e mbretit të tij babait është në qendër të legjendës së lashtë indoevropiane.

Rreth vitit 1200 autori skandinav Saxo Grammaticus e ka popullarizuar tregimin në punën “Vita Amlethi” apo “Jeta e Amletit”.

Derisa personazhi i tregimit të Princit danez të Grammaticus-it ishte Amleti, personazhi kryesor i Shakespeare-t gjithashtu ishte princ i atij shteti, mirëpo quhet Hamlet.

Në versionin e Grammaticus-it Amleti gjithashtu përshkruhet si i çmendur, i zhgënjyer me martesën e shpejtë të nënës së tij me mbretin tjetër.

lajthitje2

Ninxhat bartin kostume krejtësisht të zeza

Ç’është e vërteta, nuk ka kuptim të bartet “kostumi i vrasësit” i cili është aq i ndryshëm nga gardëroba normale.

Pa marrë parasysh se sa gjatë duhet përgjuar nëpër hije, në një moment duhet patjetër t’i ofroheni ndokujt në mënyrë që të “përfundoni detyrën”, andaj bartja e kostumit krejtësisht të pazakonshëm duhet qesharake.

Muzeu i ninxhave Iga-ryū, shkolla e lashtë ninxhicu në Japoni, konstaton që është e popullarizuar ideja se si janë dukur ninxhat “pamje e gabueshme të cilën e kanë shfaqur filmat dhe stripat”.

Ninxhat të cilët kanë vringëlluar me shpata janë konsideruar “shtresa më e ulët”, ndërkaq ata “të vërtetët” janë shërbyer me inteligjencë dhe zakonisht janë marrë me spiunazh.

lajthitje3

Vincent van Gogh e ka prerë veshin e vet

Edhe pse shumë njerëz mendojnë që van Gogh ka prerë tërë veshin e vet, fjala është pikërisht vetëm për një pjesë të vogël të laprës së veshit. Aq më tepër, ekziston dëshmi e qartë që van Gogh këtë gjë nuk ia ka bërë vetes.

Gjatë kohës së atij incidenti, artisti ka bashkëbanuar me mikun, artistin francez Paul Gauguin, me të cilin ka pasur shpesh raporte të dhunshme.

Është interesante që prerja e pjesëzës së laprës së veshit “është humbur” mu pas një grindjeje të ashpër të bashkëbanuesve.

Qëndrimi i tyre zyrtar ka qenë që van Gogh vetë ka prerë pjesëzën e veshit, mirëpo këtë e kanë bërë për të mos u turpëruar para publikut, posaçërisht pasi që “viktima” konstatoi që nuk i kujtohet ajo ngjarje e asaj nate.

Edhe pse artisti ishte i njohur si mendërisht jostabil, më vonë i kishte shkruar të vëllait: “Fatmirësisht, Gauguin akoma nuk është i armatosur me pushkë apo me armë të tjera të rrezikshme luftarake”.

Megjithatë, në tërë këtë tregim për veshin e tij, një gjë është e vërtetë, së paku sipas gazetës “Le Petit Journal”. Në të vërtetë, van Gogh, sipas gjasave, tri ditë pas grindjes vërtet ia dhuroi pjesëzën e laprës së veshit një prostitute.

lajthitje4

Einsteini ka qenë matematikan i keq

Albert Einstein ka pasur famën e nxënësit të keq për shkak se shpesh ka rënë në konflikt me mësimdhënësit kur ka vërejtur që ndaj tij kanë marrë qëndrim autoritar.

Nëna e tij një herë i kishte shkruar një letër gjyshes së Albertit: “Mbrëmë Alberti ka marrë nota. Sërish është më i miri, por edhe libreza e tij e notave është e shkëlqyeshme”.

Përveç kësaj, kurrë nuk ka qenë i keq në matematikë, por sipas fjalëve të tij, “para ditëlindjes së pesëmbëdhjetë kam përfunduar llogarinë diferenciale dhe integralet”.

lajthitje5

Maria Antonieta ka thënë: “Le të hanë gurabija”

Raporti i parë i njohur mbi mbretëreshën franceze Maria Antonieta përmban tashmë fjalët e njohura: “Le të hanë gurabija”, mirëpo ky raport ka arritur shumë vjet pas vdekjes kësaj. Këtë citat shumica e konsiderojnë shpifje të plotë.

Personi i parë i cili e ka përhapur atë konstatim ka qenë shkrimtari francez Alphonse Karr, i cili i thoshte thashetheme.

Në të vërtetë, “Le të hanë gurabija” rrjedh nga autobiografia e Jean-Jacques Rousseau “Rrëfime” madje në shkrimin për veten se si ka hezituar të hynte në furrë, për shkak se nuk ka qenë i veshur mirë.

“Më në fund m’u kujtuan masat e përkohshme të një princeshe të madhe së cilës i kanë thënë që fshatarët nuk po kanë bukë, ndërkaq ajo ka thënë: ‘Le të hanë ‘brioche’ (një lloj gurabije).

Ky libër është botuar kur Antoaneta ka qenë vajzë e vogël, ndërkaq biografja Juliet Grey kohë më parë ka shkruar që princesha e tregimit të Rousseau ka qenë Maria Theresa, bashkëshortja e Louis XIV. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply