Laguna Colorado (Laguna e kuqe) është një liqe i cekët me ujë të njelmët që gjendet në pjesën jugperëndimore të Bolivisë, në afërsi të kufirit me Kilin. Ky liqe që është pjesë e shumë liqeve me ujë të njelmët, gjendet në një lartësi mbidetare prej rreth 4.000 metrash në Rezervatin Kombëtar të Faunës së Andeve, Eduardo Abaroa.
Algat e kuqe dhe mikroorganizmat e tjerë i japin liqenit një ngjyrë portokalli-kuqe, ndërsa ishujt e vegjël të kripës së bardhë të kristaltë, e cila quhet boraks, krijojnë një kontrast të përsosur dhe idilik.
Përveç turistëve, ky liqe vizitohet rregullisht edhe nga flamingot (lejlekët e kuq). Megjithëse duket se janë të shumtë në brigjet e liqenit, lejlekët e kuq në të vërtetë janë specie shumë e rrallë.
Madje kah mesi i viteve 1950-ta, shkencëtarët e patën deklaruar si specie të zhdukur, derisa u gjetën përsëri në brigjet e Lagunës Colorado. Në ditët e sotme ata janë në mesin e specieve të rrezikuara dhe vendet në natyrë ku ata bëjnë foletë janë nën mbrojtje të rreptë. /NGJYRA.COM/