Jetoni në një banesë të vogël ndërsa nuk keni hapësire për kuzhinë të madhe? Këtë problem tashmë e ka zgjidhur arkitekti turk Fevzi Karaman, duke e bërë dizajnin e kuzhinës ishull me bufe, projekt që i solli çmim në një konkurs për studentë.
Përveç hapësirës për zierje dhe pastrim, kuzhina ka dhe një pjesë që tërhiqet dhe shfrytëzohet si tavolinë pune.
Kjo kuzhinë po ashtu është e përshtatshme edhe për shtëpi vikendi, apo kudo ku kuzhina është e domosdoshme, ndërsa ballafaqoheni me mungesë të hapësirës.
Një kuzhinë shume praktike, pasi që në kohën kur nuk e shfrytëzoni ajo mund të palohet dhe të duket si pjesë e integruar e qëndrimit ditor. /NGJYRA.COM/