Që një shtëpi të jetë ‘e plotë’, krahas rregullimit të brendshëm të saj, rol të madh luan edhe vendi ku është ndërtuar ajo. Shtëpia që po ua prezantojmë në vijim, është ndërtuar në rajonin francez Savoie, në maje të bjeshkës, në lartësinë mbidetare prej 1.200 metrash – ndërsa ofron një pamje të mahnitshme në natyrë.
Ajo që e bën unike këtë shtëpi pushimesh është kombinimi i përkryer i antikës me modernen, ngase kjo ‘vepër’ moderne është krijuar brenda mureve të rrënuara të një shtëpie të vjetër.
Kjo ide interesante ka dalë nga studioja arkitektonike, Atelier d’Architecture Christian Girard.
Muret e jashtme të kësaj shtëpie janë ‘të veshura’ me gurë dhe dru – që shkrihen për mrekulli me ambientin që e rrethon.
Kombinimi i këtyre materialeve jep një pamje të pazakonshme por shumë efektive.
Krahas ndriçimit të mirë që posedon kjo shtëpi, ajo po ashtu ka një interier të rregulluar në mënyrë të thjeshtë po të bukur – që karakterizohet me disa detaje të vogla, siç janë raftet në mure, llambadari i madh, ose dhe kolltukët. /NGJYRA.COM/