Udhëtimi me tren mund të jetë i mërzitshëm, megjithatë, jo për të gjithë njerëzit në botë, sidomos jo për banorët e Bangladeshit. Shumë banorë të këtij vendi çdo ditë udhëtojnë me trena, në fakt, mbi trena, deri në destinacionin e dëshiruar, duke rrezikuar kështu dhe jetën e tyre.
Kjo eksperiencë e frikshme ndodhë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trenave – respektivisht numrit të madh të pasagjerëve, për të cilët nuk ka vend të mjaftueshëm në vagonë, andaj ata janë të detyruar të udhëtojnë në hapësirat mes vagonëve, e më se shumti mbi vagonët.
Që nga viti 2006, fotografi GMB Akash, ka realizuar fotografi të pasagjerëve që zënë vend mbi trena, ndërsa albumin e tij e ka titulluar “Nothing to Hold On To” (Kur s’ke ku mbahesh).
Ai e ka kuptuar se shumica e këtyre pasagjerëve që udhëtojnë mbi trena – janë punëtorët më të ardhura të vogla, të cilët udhëtojnë me qindra kilometra larg shtëpive të tyre për të gjetur ndonjë punë, apo për të shitur ndonjë produkt.
Udhëtimet e tilla janë shumë të rrezikshme dhe, fatkeqësisht, nganjëherë përfundojnë me aksidente fatale. Rreziku paraqitet sidomos gjatë dimrit, kur pullazi i trenit bëhet i rreshqitshëm.
Në vijim ju sjellim një galeri të përzgjedhur të fotografive të realizuara nga Akash. /NGJYRA.COM/