Edhe djemtë e fshatit pëlqejnë të merren me sport, por, fatkeqësisht, në shumë vende të botës ata nuk i kanë mundësitë të stërviten, sidomos jo me pajisje të shtrenjta të palestrave.
Me problem të tillë janë ballafaquar edhe të rinjtë e fshatit Dobrovka në Rusi – të cilët jetojnë larg qendrave urbane, por, megjithatë, nuk janë dorëzuar. Me vetëiniciativë dhe pak mund, ata kanë krijuar një zgjidhje jo shumë praktike, por gjithsesi efektive.
Me pjesëmarrje simbolike të parave nga secili prej tyre (rreth 1.5 dollarë), ata kanë mbledhur të holla të mjaftueshme për të blerë hekur skrapi, goma të vjetra, litarë, dhe pajisje tjera improvizuese, për të ndërtuar një qendër stërvitjeje në fshatin e tyre.
Ata kanë krijuar ringun e boksit, stazat e vrapimit, palestrën nën qiellin e hapur, si dhe kënde për ushtrimin e disa sporteve tjera. Ndërsa, në krye të ekipit ishte një person i fshatit me përgatitje solide ushtarake, i cili dhe ka vënë themelet e kësaj qendre sportive rurale. /NGJYRA.COM/