Kur lajmi i vjetër shitet si i ri…

Një lajm i botuar një vit me parë për zbulimin e një libri në gjuhën shqipe, më të vjetër se “Meshari” i Gjon Buzukut, sot ka pushtuar portalet në Kosovë dhe me gjerë, e pastaj edhe rrjetet sociale, si Facebook.

Nuk dihet kush e plasoi i pari lajmin e vjetër, mirëpo duket ashiqare se portalet në gjuhën shqipe nuk e vërtetojnë saktësinë e lajmit dhe nuk citojnë burimin prej nga e “huazojnë” atë.

Madje, disa medie në Kosovë, po të njëjtin lajm e kishin botuar edhe vitin e kaluar – por duket se e kanë harruar atë fakt.

Në këtë grackë ka rënë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po ashtu e postoi këtë lajm në profilin e tij në Facebook, por fatbardhësisht duke iu referuar njërit prej mediumeve. Por, duket se edhe Krasniqit i ka ikur ky lajm vitin e kaluar sado që kishte goxha peshë.

web1

Teksti origjinal botuar në gazetën Shekulli një vit më parë

Sidoqoftë, një e mirë është se teksti i botuar sot në portalet tona nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga teksti origjinal i botuar vitin e kaluar, pos që mungon mediumi ku është botuar – gazeta Shekulli, dhe autori Behar Gjoka.

Duket se turrja pas Facebookut sikur e ka lënë në harresë pak Google-n dhe fuqinë e tij kërkuese – ku gjërat mund të vërtetohen fare lehtë. /© NGJYRA.COM/ 

Teksti i botuar sot në disa nga mediumet më të mëdha online  në vend.

WEB2

express-2

WEB3 web4 web5 web6

web7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply