Në vitin 2016, banorët e Taipeit, në Taivan, do të kenë mundësinë të përjetojnë dy stile të jetës brenda një objekti të vetëm. Pronarët fatlumë të apartamenteve në rrokaqiellin Agora, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm – do të kenë në dispozicion njëkohësisht dy modele të jetesës, urban dhe atë rural.
Rrokaqielli gjarpërues 20 katësh, që është i rrethuar me një ‘xhungël’ kopshtesh vertikale, është i dizajnuar nga byroja projektuese e Vincent Callebaut, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 42.355metrash katrorë.
Kulla Agora do të ketë një pemishte, kopsht perimesh, hapësirë për bimët aromatike dhe medicinale, si dhe një sistem të grumbullimit të ujit të shiut.
E dizajnuar në formë të strukturës së ADN-ës spirale, kulla është organizuar rreth një bërthame qendrore që mundëson vendosjen e kopshteve përreth objektit.
Këtu do të mbillen bimë ushqimore dhe dekorative, duke ju mundësuar banorëve të 40 apartamenteve luksoze të kenë kopshtet e tyre private, ndërsa sistemi i grumbullimi të shiut mundëson furnizim me ujë – të pavarur nga shërbimi komunal.
Secili apartament ka një sipërfaqe prej 540 metrash katrorë dhe do të ketë një mur të brendshëm të gjelbër, që ju mundëson banorëve të marrin ajër të freskët por njëkohësisht të kenë dhe një ambient ekologjik.
Një strukturë qarkore do të përcjellë ndriçimin gjerë në bodrum, ndërsa kulmi i mbuluar me panele solare do të sigurojë energjinë e nevojshme. Përdorimi i qelqit E ndërkaq, energjinë e tepërt diellore do ta akumulojë dhe do ta shndërroj në energji të ngrohjes dhe në këtë mënyrë do të parandalohen humbjet termike.
Kulla Agora është projektuar të jetë një ndër objektet më ekologjike në botë. /NGJYRA.COM/