Keqkuptimet dhe mosmarrveshjet në nivele të larta politike shpesh rezultojë me pasoja të paparashikueshme dhe të çuditshme, siç është rasti me kufijtë ndërkombëtarë që ju sjellim në vijim:
15. Norvegji – Suedi
Pamja e kësaj vije ndarëse përmes pyllit me pisha është mahnitëse, sidomos gjatë dimrit kur ajo gjason me një shteg për lëshim me ski.
14. Holandë- Belgjikë
Duket se vendimi për përcaktimin e këtij kufiri ka qenë aq i pakompromis saqë përveç territorit të qytetit Baarle, edhe disa ndërtesa në të thjesht janë ndarë në dysh.
13. SHBA -Rusi
Ishujt Diomede janë në të dyja anët e kufirit SHBA-Rusi. Pavarësisht se gjendet vetëm 3.86 km larg, çuditërisht ishulli rus është 21 orë përpara ishullit amerikan.
12. SHBA-Kanadë
Ky kufi 8851 km i gjatë, që kryesisht kalon nëpër pyllin me pisha, e përshkon përmes edhe qytetin e vogël Derby Line, të cilin e ndanë në dysh sikur edhe disa ndërtesa në të.
11. Poloni – Ukrainë
Këta dy peshq, të dizajnuar nga artisti Jaroslav Koziara që simbolizojnë unitetin dhe tregtinë ndërmjet këtyre dy vendeve, janë të ndarë në dysh nga vija kufitare, që i bie se secili prej këtyre dy vendeve e ka nga një gjysmë të secilit peshk, apo thënë ndryshe “Pse thjesht kur mund të jetë e komplikuar”.
10. Argjentinë- Paraguaj- Brazil
Me siguri pajtoheni edhe ju se noti në këtë lumë ndarës vështirë se mund të mos ketë konotacion politik.
9. Sllovaki-Austri-Hungari
Epo, në këtë vend bashkohen dhe ndahen këto tri shtete – ndërsa rojet e kufirit kanë ku të ulen bashkërisht dhe të pinë çaj.
8. Gjermani – Poloni
Ura mbi lumin Oder, nga Polonia për në Gjermani është hedhur në erë nga Ushtria e Kuqe në vitin 1945 dhe që nga ajo kohë….duket njësoj.
7. Venezuelë – Brazil – Guajanë
Mali madhështor Roraima, në të cilin nuk shihet asnjë patrullë kufitare, shënon kufirin e trefishtë ndërmjet këtyre tri vendeve.
6. Argjentinë – Brazil
Ujëvara Iguaza shërben si kufi ndërmjet këtyre dy vendeve. Kalimi në këtë pjesë të kufirit as që mund të imagjinohet.
5. Brazil– Bolivi
Ky kufi i frikshëm paraqet nivelet e ndryshme të mbrojtjes që ofrojnë pyjet tropikale në këto vende.
4. Gjermani – Republika Çeke
Ky kufi paraqet dy qasje të ndryshme ndaj të njëjtës çështje. Derisa gjermanët i kanë mbjellur fidanet në vend të drunjëve të tharë, pala çeke duket se e preferon më shumë “antikitetin”.
3. Austri -Slloveni
Kufij me pamje të këtillë mahnitëse rrallë shihen.
2. Spanjë – Marok
Në bregdetin verior të Afrikës së Veriut gjendet qyteti i vogël spanjoll i quajtur Ceuta, i cili është i rrethuar nga Maroku. Një mur i lartë e rrethon këtë qytet i cili mahnitë me bukurinë e tij sidomos gjatë natës.
1. Kufiri në Himalajet ndërmjet Indisëe Pakistanit
Megjithëse thuhet se ia vlenë, janë të pakt ata që ua merr mendja t’ia mësyjnë ta kalojnë këtë kufi të veçantë. /NGJYRA.COM/