Kuzhinat pothuajse gjithmonë janë ndërtuar dhe organizuar në bazë të funksionit dhe asnjëherë nuk është menduar për origjinalitin estetik të tyre.
Binjaket bullgare, Desislava Ivanova dhe Branimira Ivanova, nga studio e dizajnit Gemelli, kanë menduar jashtë “shabllonit” dhe kanë krijuar një dizajn inovativ “kubizmi në kuzhinë”.
Linjat e gjelbra kaotike që e përshkojnë tërë hapësirën, e bëjnë interierin të ndritshëm, abstrakt, dhe energjik në të gjitha mënyrat e mundshme.
Në përgjithësi, dizajni reflekton kubizmin në mënyrë moderne – andaj, jo të gjithë mund ta vlerësojnë punën e tyre unike. /NGJYRA.COM/