Ku gjenden dhomat e hoteleve më të ndotura në botë?

Dhomat e hoteleve ndonjëherë mund të duken të pastra, mirëpo vetëm në shikim të parë. Këtë gjë e ka konstatuar hulumtimi i paradokohshëm, andaj edhe është bërë lista e hoteleve më të pastra dhe të atyre më të papastra në botë.

Hotel.info në hulumtimin e tij ka konstatuar që do të hasni në dhomat më të pastra në Tokio. Vlerësimi mesatar për pastërtinë e dhomave hoteliere është 8,95 deri në 10.

Në vendin e dytë gjendet Varshava me vlerësimin 8,97, ndërkaq pasojnë Seuli dhe Bratisllava, që kanë vlerësim të lartë 8,45. Në vendin e pestë gjendet Bullgaria, përkatësisht kryeqyteti Sofja.

dhoma hoteli2Rio de Zhanejro dhe Parisi nuk kanë edhe aq vlerësim të keq, mirëpo kanë vend për përmirësim, sepse janë vlerësuar me notën 7,29 dhe 7,63.

Ndër hotelet më të këqija gjenden në Londër me vlerësimin 7,52, pastaj Oslo me 7,53, ndërkaq diç më mirë qëndrojnë Amsterdami dhe Kopenhaga.

Këto vlerësime janë bërë në bazë të votave të gjashtë milionë shfrytëzuesve, të cilët kanë treguar përvojat e tyre. /NGJYRA.COM/

200532281-001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply