Mjafton një plazh i vogël ranor dhe një grabujë e zakonshme që Tony Plant të krijojë vepra interesante artistike në rërë. Ky artist krijon imazhe interesante në rërë, kuptohet – të përkohshme, derisa të ‘fshihen’ nga valët e detit.
Gjatë 20 vjetëve të kaluara, Plant ka krijuar një mori imazhesh spektakolare në plazhet e Anglisë. Dhe, fatmirësisht, veprat e tij jetojnë gjatë falë kujtimit të njerëzve, fotografive dhe video-incizimeve të shumta.
Tony, piktor me profesion, përton të flasë për veprat e tij në rërë, ai thjesht ua lë njerëzve t’i komentojnë ato, ndërsa ai sikur gjen prehjen shpirtërore në punën që bën. /NGJYRA.COM/