Jillian Owens është shkrimtare, dizajnere, dhe revolucionare e eko-modës – e cila promovon një pikëpamje ndryshe ndaj modës bashkëkohore. Ajo përdorë rrobat e dorës së dytë për të krijuar garderobë moderne – vetëm duke i transformuar ato.
Projektin e saj të transformimit të rrobave të vjetra – ajo e ka pasqyruar nëpërmjet internetit, ku ka marrë mbështetje jo të vogël të dashamirëve të modës.
Nëpërmjet këtij projekti, ajo ka dashur të dëshmonte se, me një ide të mirë, edhe moda mund të jetë ekologjike, etike dhe e lirë.
Neveria ndaj rritjes së shpejtë të gjigantëve të modës dhe ndikimi negativ mbi planetin tonë i gjithë atyre rrobave që prodhohen për një përdorim, kanë ndikuar që Jillian të ndërmerrte këtë nismë.
Se çfarë është në gjendje të krijojë Jillian nga rrobat “e vjetra”, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/