Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, për vitin 2014 konsumi për kokë banori ishte 1,386 euro, kurse konsumi për ekonomitë familjare ka qenë 7,611 euro.