Klubi Alpin Prishtina ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht përgatitjet organizative, teknike dhe psiko-fizike për Ekspeditën e pushtimit të Mount Everest, majës më të lartë në botë, që do të realizohet në fillim të vitit 2017. Sipas njoftimit nga ky klub, ekspedita do t’i kushtohet Nënës Terezë dhe shtetit të ri të Kosovës dhe është organizuar nga katër alpinistë të K.A.P. Për këtë ekspeditë, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe institucionet tjera të vendit, kanë shprehur përkrahje të fuqishme, sipas njoftimit të Klubit Alpin Prishtina.