Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme. Votës pro i munguan gjithsej 3 vota. Për votuan 92 vende nga 95 sa duheshin, kundër ishin 59, kurse abstenuan 29 vende. /REL/