Me sipërfaqe prej 1.263 metrash katrorë dhe rreth 44.000 bimë të llojeve të ndryshme, kopshti masiv vertikal i Qendrës Tregtare Fiordaliso, në Rozzano të Italisë, sipas Librit të Rekordeve Guinnes, është kopshti më i madh vertikal në botë.
Para tij, në librin e rekordeve ishte shënuar kopshti vertikal në Madrid, me sipërfaqe prej 844 metrash katrorë.
Kopshti Italian është hapur për publikun në vitin 2010, ndërsa është dizajnuar nga arkitekti Francesco Bollani. Ndërtimi i tij ka kushtuar 1.3 milionë dollarë.
Bimët fillimisht ishin kultivuar në serrë, para se të mbilleshin në këtë kopsht – ndërsa ndërtimi i konstruktit të tij kishte zgjatur 3 muaj.
Sidoqoftë, në vitet e fundit ndërtimi i kopshteve të tilla ka marrë dhenë – sepse ato jo vetëm që duken bukur por, kërkojnë më pak ujë për kultivimin e tyre sesa që kërkojnë kopshtet horizontale.
Po ashtu, ky lloj i kopshteve ka më pak probleme me parazitët, ndërsa rregullojnë kualitetin e oksigjenit dhe janë izolator të mirë natyral – sidomos verës, kur ndikojnë në zbritjen e temeperaturave brenda objekteve.
Natyrisht, nuk është për t’u befasuar me faktin se tashmë shumë ndërtesa në botë kanë filluar të shoqërohen me fasada të llojit të kopshteve vertikale – dhe ky trend pritet të zgjerohet edhe më shumë. /NGJYRA.COM/