KONFIRMOHET ÇARJA SERIOZE E MARRËDHËNIEVE MES KOSOVËS DHE AMERIKËS

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S Kosnnett, i dorëzoi Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, letrën nga Mattthew Palmer, Zëvendës asistenti i Sekretarit të shtetit Zëvendës Assistentja e Sekretarit të Mbrotjtjes, Laura Cooper dhe Zëvendës Drejtori për Çështje të Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath

Letra dramatike që është përcjellë nga Ambadadori Amerikan, i nënshkruar nga tre personalitetet e larta, konfirmon çarjen serioze të mardhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Letra Origjinale:

I dashur President Thaçi: I dashur Kryeministër Haradinaj: I dashur Kryeparlamentar Veseli: Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim. Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta. Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë. Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen/cungohen. Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve.

Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.

Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm. Edhepse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja. Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut. Hapi I parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju. Përzemërisht, Matthew Palmer Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit. Laura Cooper, Zëvendës Assistentja e Sekretarit të Mbrotjtjes, John Erath, Zëvendës Drejtori për Çështje të Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë