Një shtëpi komode në Romë është shembull sesi ngjyra vjollcë dhe ajo e kuqe mund të kombinohet në mënyrë të përkryer për të fituar një interier interesant.
Megjithëse fotografitë pop-art dhe mobilet duken paksa si stil avangardë – gjatë rregullimit të këtij interieri, para se gjithash, është menduar për komoditet.
Në qendër të shtëpisë ndodhet qëndrimi ditor – ku kanapeja ngjyrë vjollce plotësohet me jastëk ngjyrë të kuqe dhe qilim të kuq.
Muret ngjyrë vjollce po ashtu janë motiv që shfaqet në secilën dhomë, ndërsa detajet me ngjyrë të kuqe dëshmojnë se, këto dy ngjyra “e duan njëra-tjetrën”.
Një detaj interesant është edhe tavolina e punës në kuzhinë, si dhe kamini kreativ.
Ndërsa një detaj impozant është edhe tarraca me pamjen e bukur që ofron në natyrë. /NGJYRA.COM/