Ky vend unik, që gjendet në Filipine,ështënjë ngaatraksionet më të popullarizuara në këtë vend. Sipas legjendës, thuhet se peisazhi ishte formuar nga lotët e tharë të gjigantit Arogo, i cili kishte qarë për shumë kohë kur i kishte vdekur e dashura.
Megjithëse, me të vërtetë joshëse për t’u besuar se një bukuri e tillë është krijuar nga forca mbinatyrore, shkencëtarët e kanë shpjegimin e tyre. Formacioni gjeologjik është i mbuluar me bar, i cili kur thahet merr ngjyrë kafe të çokollatës, sipas së cilës edhe e kanë marrë emrin, Kodrat prej çokolate.
Ekzistojnë rreth 1260 kodra të tilla të dukshme, që shtrihen mbi pyjet.
Në pjesën ku fillon peisazhi kodrinor gjenden dy vendpushime turistike, Kompleksi Kodrat prej çokolate dhe Maja Sagbayan, prej ku pamjet e kësaj mrekullie natyrore janë magjepsëse. /NGJYRA.COM/