Magjia natyrore, Kodrat e Ngjyrosura, gjenden në Oregon të SHBA-ve. Ky vend mahnitës është pjesë e Monumentit Kombëtar “John Day Fossil Beds”.
Emri i tij rrjedh nga shtresat shumëngjyrëshe, të krijuara gjatë epokave të ndryshme gjeologjike.
Shkencëtarët kanë gjetur edhe shumë fosile, që dëshmojnë se dikur ky vend ka pasur vegjetacion të pasur.
Erozionit, ndryshimeve klimatike dhe forcave tjera natyrore iu janë dashur miliona vite për t’i krijuar këto kodra mahnitëse.
Pamja e terrenit të ashpër është shumë tërheqëse për turistë dhe fotografë. Gjatë sezonit të reshjeve, vijat e verdha, portokalli dhe të kuqe bëhen veçanërisht drithëruese.
Në pranverë dhe verë toka mbulohet me lule shumëngjyrëshe, të cilat ia shtojnë bukurinë këtij vendi.
Shtigjet e mira për ecje mundësojnë pamjen nga afër të peisazhit panoramik të kodrave të ngjyrosura. /NGJYRA.COM/