Ngasja e makinës në zonat malore mund të jetë shumë e rrezikshme, sidomos kur në afërsi të rrugës ndodhet lumi. Sidoqoftë, një autostradë në Siberi, në verilindje të Rusisë, është aq e vështirë për ngasje – sa që, rrugët tjera të rrezikshme në botë mund t’ju duken “hajgare”.
Mendoni se po ekzagjerojmë – atëherë, lexoni në vijim:
Ky rajon për të cilin po flasim njihet si një prej zonave më të ftofta në botë, ku temperaturat dimrit mund të shkojnë deri në – 43 gradë Celsius.
Megjithatë, ngricat nuk janë problemi më i madh që shfaqet në këtë autostradë – madje, mund të quheni fatlum nëse këtë rrugë e gjeni në gjendje të ngrirë.
Autostrada ruse A360, që lidh Moskën (në perëndim) me qytetin Yakutsk (në lindje), sjell shumë befasi dhe makth për shoferët. Kur të afroheni te kryeqyteti i republikës së Yakutias – autostrada, që shtrihet buzë lumit Lena, shndërrohet në një rrugë të përbaltur dhe gati të pakalueshme.
Koha më shi mund ta shndërrojë këtë autostradë në rrugën më të rrezikshme dhe me të përbaltur që mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë. Për më shumë, shikoni një foto-kompilacion në vijim. /NGJYRA.COM/
Autostrada në ditët me diell
Autostrada në ditët me shi
Makthi i quajtur baltë
Balta e ngrirë gjatë dimrit, shkrihet gjatë verës
As makina sportive nuk do t’ju ndihmojë
Kush thotë se makinat SUV nuk ngecin?
Nganjëherë balta gëlltit makinat
Kufizimi i shpejtësisë 70 km/h– vështirë i arritshëm