Khan Shatyr, qendër argëtuese në kryeqytetin e Kazakistanit, Astanë, aktualisht është çadra më e madhe në botë. Çadra është ndërtuar nga materiali i tejdukshëm dhe “varet” në një rrjetë kabllosh të cilat janë të kapura për pirgun qendror të lartë 150 metra.
Struktura e ka 200 metra të gjerë bazën eliptike, me sipërfaqe të tërësishme prej 140.000 metra katrorë.
Nën çadër, në sipërfaqen më të madhe se 10 stadiume futbolli, gjenden qendra urbane, rrugët, lumi lundrues, qendra tregtare, terreni i mini-golfit, plazhi.
Materiali transparent mundëson depërtimin e dritës së diellit nëpër çadër, në kombinim me klimën, mban temperaturë të këndshme brenda çadrës midis 15 – 30 gradë celsius, madje kur temperatura e jashtme sillet midis – 35 dhe 35 gradë celsius.
Kjo çadër gjigante e tejdukshme gjatë ditës paloset në mënyrë të përsosur në peizazh, ndërkaq natën shndërrohet në spektakël të vërtetë ngjyrash dhe dritash, të cilat vazhdimisht jua tërheqin vëmendjen.
Zyrtarisht e ka hapur kryetari i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev, në vitin 2010, ndërkaq mediumet perëndimore shumë shpejt nxorën akuza, andaj për projektin thanë se është si “projekti më i ri zbrazët” i kryetarit autokrat të Kazakistanit.
Nazarbajevi ka sunduar Kazakistanin me dorë të hekurt që nga pavarësia e cila rezultoi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.
Mandati i tij presidencial ka skaduar në vitin 2012, mirëpo për shkak të ndryshimeve ligjore të bëra nga ana e Parlamentit (2007), Nazarbajevi mund të jetë kryetar i përjetshëm.
“Khan Shatyr”, përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “Çadra e Kahnit, apo e mbretit”. /NGJYRA.COM/
Foto: Matt Wilson/Vector Foiltec