Peizazhet më të bukura të botës zakonisht mund t’i shohim derisa jemi duke udhëtuar me aeroplan. Megjithatë, falë kompanisë AirPano, nuk duhet të presim udhëtimin e radhës – sepse të punësuarit e kësaj kompanie kanë realizuar një set të fotografive nga ajri me peizazhet më të bukura nga bota.
Një ekip prej 12 fotografëve ka filluar misionin e fotografimit të vendeve më të bukura në botë që nga viti 2006, ndërsa deri më tash ka realizuar fotografi në 230 lokacione – që konsiderohen si më të mahnitshme në planetin tonë.
Për t’i realizuar këto panorama, fotografët kanë shfrytëzuar dronët dhe helikopterët – dhe krahas metropoleve botërore, ata kanë fotografuar edhe peizazhet natyrore, si ujëvarat, vullkanet dhe shumë lokacione tjera, të cilat tashmë mund t’i shihni nga një përspektivë krejt tjetër.
Kënaquni me këto pamje 13 pamje të përzgjedhura në vijim. /NGJYRA.COM/
Ujëvara Iguazu, kufiri Brazil-Argjentinë
Dubai nga ajri
Ujëvara e Engjëllit, Venezuelë
Barcelona, Spanjë
Ujëvarat e Viktorisë, Zambi
Islanda nga ajri
Vullkani Plosky Tolbachik
Mont Everesti
Porta e Triumfit, Paris
Manhattan, New York
Koralet e Australisë
Taxh Mahali, Indi
Ishulli Ha Long, Vietnam