Sipas një studimi të bërë nga Castrol, banorët e Xhakartës – për shkak të tollovisë së madhe në komunikacion – mesatarisht, brenda një viti, ndezin dhe fikin motorët e makinave të tyre 33.240 herë.
Menjëherë pas Xhakartës pasojnë; qyteti turk Stambolli, që ndiqet nga Mexico City.
Kjo fotografi, e realizuar më 20 janar të këtij viti, tregon trafikun e dendur në Xhakartë – që është zgjedhur si qyteti me trafikun më të keq në botë. Foto: AFP
Ky studim interesant, të cilin e përcjellë revista Time, është kryer në 78 shtete (fatkeqësisht jo dhe në Kosovë apo Shqipëri) – ndërsa rezultati është nxjerrë duke e shumëzuar faktorin e fikjes dhe ndezjes së motorëve të makinave brenda një kilometri me gjatësinë e rrugës që përshkojnë veturat brenda atij shteti.
Kështu, herën tjetër kur të ngecni në komunikacion – duhet ta keni parasysh se ka dhe më keq – por, gjithashtu dhe më mirë.
Sidoqoftë, në vijim ju sjellim 10 qytete me trafikun më të keq në botë, por dhe ato me trafikun më të mirë. /NGJYRA.COM/
Qytetet më trafikun më të keq
10. Buenos Aires, Argentina – 23,760
9. Guadalajara, Mexico – 24,840
8. Bangkok, Thailand – 27,480
7. Rome, Italy – 28,680
6. Moscow, Russia – 28,680
5. St. Petersburg, Russia – 29,040
4. Surabaya, Indonesia – 29,880
3. Mexico City, Mexico – 30,840
2. Istanbul, Turkey – 32,520
1. Jakarta, Indonesia – 33,240
Qytetet me trafikun më të mirë
10. Kosice, Slovakia – 7,440
9. Copenhagen, Denmark – 7,440
8. Brno, Czech Republic – 7,320
7. Porto, Portugal – 7,200
6. Antwerp, Belgium – 7,080
5. Brisbane, Australia – 6,960
3. Abu Dhabi, United Arab Emirates – 6,840
3. Bratislava, Slovakia – 6,840
2. Rotterdam, The Netherlands – 6,360
1. Tampere, Finland – 6,240