Bota e muzikës, filmit, modës… shoubiznesit në përgjithësi, është e stërmbushur me femra të bukura, që çdo ditë pushtojnë ballinat e revistave dhe ekranet tona televizive. Dhe vërtetë, është shumë vështirë të përcaktohesh se – cila është më e bukur se tjetra. Fatmirësisht, ekzistojnë revista të specializuara që merren me përpilimin e listave të femrave më të bukura, më të kërkuara apo më të popullarizuara… Por, cilat janë 10 femrat që konsiderohen më seksi në ditët e sotme… Mësoni në vijim…
10. Kate Upton
Aktore dhe modele 23-vjeçare, në vitet e fundit ka dominuar ballinat e revistave më prestigjioze në botë. Në vitin 2014 ishte zgjedhur “Femra më seksi në botë” nga revista People, ndërkaq në vitin 2013 ishte shpallur Modele e vitit në “Javën e Modës të Mercedes Benz” në New York.
9. Cara Delevingne
Aktore, modele dhe këngëtare 23-vjeçare nga Londra, e cila ka pushtuar botën me bukurinë dhe seksipilitetin e saj. Krahas suksesit në fushën e kinematografisë, Cara është zgjedhur “Modele e vitit” më 2012 dhe 2014 nga “British Fashion Awards”.
8. Margot Robbie
Vajza 25-vjeçare australiane, Margot Robbie, bëri emër në botë me rolin e saj në filmin e vitit 2013, “Wolf of Wall Street”. Pas këtij angazhimi ajo është paraqitur dhe në një mori filmash tjerë, ndërsa bukuria e saj ka magjepsur dhe vazhdon të magjepsë publikun botëror.
7. Irina Shayk
Modele dhe aktore ruse, 29-vjeçare – që nga viti 2007 ka dominuar ballinat e revistave për meshkuj. Po ashtu ajo është e njohur edhe për lidhjen disavjeçare me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, por dhe për debutim në kinematografi dhe angazhimin e saj në organizatat humanitare.
6. Beyonce
Një prej ikonave dhe seks simboleve më të mëdha të ditëve të sotme, 34-vjeçarja Beyonce, në vitin 2012 ishte zgjedhur nga revista “People” femra më e bukur në botë, ndërkaq nga “GQ” një nga 100 femrat më të bukura të shekullit 21. Suksesi i saj në muzikë ndërkaq, është tregim në vete.
5. Chrissy Teigen
Modelja 29-vjeçare amerikane, është padyshim yll i preferuar i Instagramit, ku ka postuar foto origjinale dhe të guximshme. Ajo po ashtu ka zbukuruar ballinën e revistës “Sports Illustrated” disa herë, ndërkaq pëlqen të shkruaj dhe të gatuaj ushqim.
4. Scarlett Johansson
Aktorja e famshme shumëherë është zgjedhur femra më seksi në botë nga revistat prestigjioze botërore. Kjo 30-vjeçare ka pushtuar shumëherë listat e femrave më të bukura dhe ballinat e revistave “GQ”, “Esquire”, “Playboy”, dhe “FHM”. Suksesi i saj në kinematografi ndërkaq, është edhe më i madh.
3. Rihanna
Vajza 27-vjeçare nga Barbadosi, sot është një prej femrave më të kërkuara në botë. Suksesi i saj në muzikë është i jashtëzakonshëm, por dhe bukuria e saj ka pushtuar botën. Kësaj duhet t’i shtojmë dhe suksesin e saj multi-disiplinar, jo vetëm në fushën e muzikës por edhe të modës.
2. Mila Kunis
I lindur në vitin 1984 në Ukrainë, Kunis ka depërtuar në botën e kinematografisë në SHBA qysh në moshën 14-vjeçare. Sot ndërkaq, ajo konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë – së paku ashtu e rangojnë revistat si “FHM”, “GQ”…, që nga viti 2011.
1. Emily Ratajkosski
Emily depërtoi në skenë duke u paraqitur në video-klipin e Robin Thicke-t “Blurred Lines”. Dhe që nga ajo kohë, kjo 24-vjeçare nuk di të zbresë nga ballinat e revistave “GQ”, “FHM”, “Cosmopolitan”, revistat erotike, e ku jo tjetër. Tashmë, ajo ka filluar dhe karrierën e saj filmike. /NGJYRA.COM/